Komandanti i Koshares: Ata që thërrasin për protesta, të marrin përgjegjësi para institucioneve
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e cila në fillim ishte kundër mbajtjeve të zgjedhjeve të parakohshme, tani po i kërkon ato që të mbahen pas pandemisë me Covid-19.
Anëtari i kësaj partie, Hisen Berisha, në një intervistë për Front Online, duke folur për mundësinë që qeverisjen tani ta marrë LDK-ja me partitë në koalicion, tha se tanimë LDK bashkë me VV-në i kanë demantuar të gjitha premtimet për qytetarët.
LEXO EDHE: Anëtari i PDK-së: Ndërkombëtarët e pritën me entuziazëm rrëzimin e Qeverisë “Kurti”
Thirrja për protesta në rast të formimit të qeverisë “Hoti”, sipas Berishës është opsioni më i keq.
“Unë mendoj se trazirat do të ishin opsioni më i keq i atyre që thërrasin. Besoj që personat të cilët pa përjashtim, spektri qeveritar dhe parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje, fatkeqësisht në vazhdimësi me gjuhën e tyre në media, janë duke i nxitur popullin dhe rininë në këtë rrugë”, ka thënë ai për “Front Online”.
LEXO EDHE: Komandanti i Koshares zbulon të pathënat e luftës dhe “krimet” e UÇK-së
E për personat që thërrasin tubime të tilla, sipas anëtarit të PDK-së, duhet të bartin përgjegjësisë ligjorë ndaj institucioneve.
“Duhet patjetër që këta njerëz të bartin përgjegjësi ligjore ndaj institucioneve të Kosovës dhe duhet të veprojnë mekanizmat shtetëror për privimin e tyre nga mundësia për të josh popullin dhe rininë për të dal në rrugë. Kosova ka institucione, ka ligje, Kushtetutë, nuk ka nevojë për zgjidhje në rrugë. Të ndjekim zgjidhjet ligjore. Politika është maratonë dhe nëse dikush pretendon për një mandat me i arrit të gjitha objektivat çfarë i ka, në kokën e vet atëherë është në rrugë shumë të gabuar”, ka thënë ai për Front Online.