Ministrja shqiptare e mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi se ka bërë me dije është ulur në bazën ushtarake të Kuçovës avion i tipit “MC-130J Commando II”, transmeton Gazeta Metro.
Ministria Olta Xhaçka nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije është ulur në bazën ushtarake të Kuçovës avion i tipit “MC-130J Commando II”.
Kjo është hera e parë prej 20 vitesh që një avion i përmasave të tilla bën ulje në bazën e Kuçovës.
Ajo shkroi me krenari se Forcat Speciale shqiptare janë të aftë të stërviten e të kryejnë operacione ushtarake bashkë me kolegët e tyre amerikanë.
“Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa”./gazetametro.net