fbpx
LajmeSport

Komiteti Olimpik: Jemi me ushtarët dhe udhëheqësit e UÇK-së, ata janë frymëzimi jonë

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka shkruar një shkrim prekës në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Falë sakrificës dhe luftës së pastër të #çlirimtarëve tanë🙏, sportistët🥇 po e lartësojnë🔝#flamurin tonë🇽🇰 edhe në vendet që nuk e njohin #Pavarësinë e Kosovës👏

Dikur luanim në fushat me lloç, në oborre e salla të improvizuara. Madje, edhe ato aktivitete sportive që i bënim, shpesh ndaleshin në gjysmë, ndërsa organizatorët dhe sportistët përfundonin në burg.

Por, gjithçka ndryshoi në vitin 1999.

Sakrificat e mëdha dhe lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e solli lirinë. Çlirimtarëve tanë, heronjve dhe dëshmorëve, do t’u jemi mirënjohës tërë jetën, ashtu siç nuk do ta harrojmë kurrë edhe ndihmën e aleatëve tanë, NATO-s, në krye me SHBA-të.

Shumë sportistë ju bashkuan radhëve të UÇK-së. Në nderim të tyre, sot emërtohen shumë rrugë, sheshe e objekte sportive.

Në dy dekada liri, shteti ynë përjetoi sfida të ndryshme drejt shtetndërtimit, ndërsa sportistët luajtën një rol kyç dhe jo rastësisht sportistët u quajtën ambasadorët më të mirë të shtetit tonë.

Sportistët tanë e lartësuan flamurin tonë edhe në vendet që vazhdojnë të hezitojnë ta pranojnë Kosovën.

Kulmi i sukseseve është arritur me Kampionen Olimpike, Majlinda Kelmendi, medalja e Artë e së cilës bëri që Kosova të hyjë në mesin e 100 shteteve me medalje Olimpike.

Gjatë gjithë këtij rrugëtimi të sportistëve tanë, ata i mbeten mirënjohës luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa çlirimtarët janë frymëzimi më i madh i tyre.

Andaj, në këto ditë të vështira për ushtarët dhe udhëheqësit e UÇK-së, që sakrifikuan shumëçka për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, Komiteti Olimpik i Kosovës shpreh përkrahjen e fuqishme për të gjithë ata që kontribuuan që ne ta gëzojmë lirinë dhe të jemi të barabartë me shtetet tjera.

#meçlirimtaret🙏

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close