Kompania e dajës, Liburn Aliu: Po, e kam takuar në Vetëvendosje Halil Jahajan, është inxhinier
Sonte në emisionin Pressing në T7, i ftuar është Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ministri duke folur për publikimet e përgjimeve në të cilat pretendohet përfshirja e tij në korrupsion, ka treguar se e njeh Halil Jahajn. Tha se e ka takuar në Vetëvendosje.
“Halil Jahaj e kam takuar në VV. Është inxhinier i ujërave dhe e njeh lëminë e ujërave dhe kemi diskutuar lëminë e ujërave”, tha Aliu.
“Ky (Halil Jahaj) nuk është në përgjim”, shtoi ai.
“Doli një zyrtar i kompanisë në të cilën as ky (Halil Jahaj) nuk është pronar. Bëhet fjalë për një kompani, Infratek të cilën unë e njoh për herë të parë e cila në vitin 2018 e ka kontratën e cila e ka bërë projektimin e asaj rruge me 100 mijë probleme e defekte”, tha Aliu.