fbpx
Lajme

Komunat në Veri futen në karantinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakic, është takuar me Shtabi i Krizës dhe kanë vendosur t’i fusin në karantinë katër komunat e Veriut, shkruan Gazeta Metro.

Pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe rritjes së numrit të infektuarve, katër komunat në veri të Kosovës ka vendosur të martën mbrëma që të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në pesë të mëngjesit.

Ky vendim është marrë pas sugjerimit të profesionistëve, ndërsa të drejtën e lëvizjes do ta kenë vetëm përgjegjësit për luftë ndaj pandemisë dhe përgjegjësit për rend e siguri.

“Po ashtu në këtë periudhë ndalohet hyrja dhe dalja nga territori i katër komunave në veri, pos për personat me leje të posaçme. I ftojmë qytetarët në sjellje të përgjegjshme, që të mbajnë maska, të ruajnë distancën fizike dhe të mbajnë higjienën personale”, ka thënë Rakic.

Për periudhën pas një jave, Rakiq ka thënë se do të vendoset në bazë të zhvillimeve me situatën epidemiologjike.

“Ndalimi i hyrjes dhe daljes nga komunat në veri të Kosovës do të thotë se është marrë masa e karantinës për qytetarët në javën e ardhshme”, ka sqaruar Rakic, raporton “kosovo-online.com”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close