KOMUNIKATA: Aksionet e para të i UÇK-së në 1993, LDK thoshte se po i kryejnë njerëzit e Sheshelit
Në vitin 1993, filluan sulmet e para të armatosura nga themeluesit e UÇK-së kundër forcave okupatore serbe. Por, atë kohë LDK dhe populli pak besonte se kishte djem e vajza të guximshme të cilat guxojnë t’ia kthejnë pushkën Serbisë. Pas operacionit ku mbetën të vrarë dy milicë serbë, LDK kishte lëshuar dy komunikata.
Në librin “Enigma e Vrasjes…” janë dhënë këto dy komunikata.
Lidhja Demokratike e Kosovës: Incidenti i majit të vitit të kaluar 1993, në Gllogovc, ku u vranë dy dhe u plagosën 5 milicë serbë ishte përgatitur nga qarqet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë….( Shënim i autorit: Ky është aksioni i parë i planifikuar dhe i realizuar mbi bazën e një vendimi të posaçëm të strukturave paraardhëse të UÇK-së dhe dihen tashmë realizuesit e tij).
Lidhja Demokratike e Kosovës: “Kemi edhe informacione të tjera për mundësinë që këto shpërthime të jenë vepër e qarqeve ultranacionaliste të Sheshelit…”( 1996)
Poashtu, në këtë libër thuhej se; A është e saktë se në shtabin e lartë drejtues të LDK-së nuk është ditur asgjë për ekzistencën e UÇK-së? Janë tri dokumente serioze që e përgënjeshtrojnë këtë. Njëri prej tyre është nga “brenda radhëve”, nga ish drejtuesja e lartë Edita Tahiri; dokumenti i dytë është “gjysmë brenda e gjysmë jashtë”, që do të thotë se është nga shërbimi i fshehtë i shtetit shqiptar në kohën e presidentit Berisha, dhe, dokumenti i tretë është krejtësisht nga “jashtë LDK-së”, pra nga drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës.