Një fotografi e prillit të vitit 2000 e siguruar nga Gazeta Insajderi, ka ngjallur dyshime se deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo për faktin se ai shihet përkrah kryetarit të atëhershëm, Hashim Thaçi gjatë një tubimi partiak në lagjen ‘Arbana’ të Prizrenit.
Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli që kur e braktisi LDK-në i shpeshtoi akuzat ndaj ish-partisë së tij për keqqeverisje e për dëmet të mëdha që sipas tij po ia bënin vendit.
Mirëpo, deputeti në fjalë nuk iu shpëtoi as vet kritikave nga ish-bashkëpartiakët. Pas largimit, ata e akuzuan se kishte qenë pjesë e struktuarave të PDK-së, gjë të cilën e mohoi Avdyli me arsyetimin se ju mungonin argumentet.
“Kur mungojnë argumentet fillojnë etiketimet. Këto ndodhin në regjime totalitare ku mendimi ndryshe etikohet, e pastaj fillojnë internimet. Nuk jemi ende në atë fazë fatmirësisht. Dy portale më kanë thirrë gjatë ditëve të fundit. Dikush nga LDK me gjasë u ka thënë se jam ish-anëtar i PDK-së”, kishte deklaruar Avdyli në maj të vitit 2020 në një intervistë televizive.
Por, zyrtari i lartë i PDK-së në Prizren z. Nijazi Kryeziu e ka konfirmuar se Haxhi Avdyli ishte pjesë e PDK-së në lagjen e Ortakollit si dhe foto e bërë me Hashim Thaçin është në oborr të shkollës së Ortakollit, shkolla “Abdyl Frashëri”.