fbpx
Lajme

Sllavisha Pidiq ia përgaditi Nazim Bllacës skenarin e infiltrimit në UÇK; diaspora dhe viza në Beograd

Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë konkretisht UDB-së, qysh në fillim të vitit 1997. Në fakt propozimi ishte bërë në nëntor të vitit 1996.

Në një letër propozim thuhet: “Qëllimi i angazhimit të Nazim Bllacës është krijimi i një pozicioni operacional që do jepte gjetje interesante nga sfera e Shërbimit të Sigurisë. Baza për angazhimin e këtij personi për qëllime operative është prezenca e tij në një mjedis me interes për sigurinë si dhe dashamirësia e tij personale me shërbimin serb. 

Por si ishte infiltruar në UÇK, agjenti serb Nazim Bllaca. Detaje të dokumentuara nga emisioni Udhëve.

Me daljen publike të UÇK-së në 1997, aktivitetet e shërbimit serb të sigurisë intensifikohen për së tepërmi, sigurisht që do të angazhohen informatorët shqiptar të UDB-së të cilët do të infiltrohen brenda UÇK-së në mënyrë që të jipnin informacione për veprimtarinë e UÇK-së. Nazim Bllaca ishte njëri nga më të besueshmit e sigurimit serb. Ai fillimisht tenton të infiltrohet menjëherë në UÇK por nuk arrin, eprorët e tij serb ia përgadisin planin tjetër, infiltrimin brenda UÇK-së nga diaspora kosovare a cila ishte mjaft e angazhuar në fuqizimin e UÇK-së. Për sigurimin shtetëror serb kjo do të ishte mënyrë më e lehtë për ta infiltruar në UÇK dhe ashtu ndodhi. UDB më konkretisht eprori i tij i sigurimit serb, Sllavisha Pidiq, ia përgadit skenarin e infiltrimit në UÇK. E shfrytëzoi kampionatin botëror të futbollit në Francë në Janar të 1998, në kohën kur Kosova digjej në flakë nga forcat serbe, Nazim Bllaca merr vizë për në Francë me pretekstin që po shkon të ndjek ndeshjet e kampionatit botëror të futbollit. Në Kosovë nuk kishte ambasada të huaja në atë kohë, Bllaca e merr vizën franceze në ambasadën franceze në Beograd, më 24 Janar 1998 ai kishte shkuar në Lion, udhëtimin e kishte bërë ligjërisht nga aeroporti i Sllatinës në Prishtinë. Nga aty ai kishte shkuar në Lozanë të Zvicrës ku ishin koncentruar më shumë shqiptarët e Kosovës të cilët organizimin për të ndihmuar UÇK-në i bënin në klubet e tyre. Për t’u bërë më i besueshëm te diaspora shqiptare e Kosovës, filloi të kontribojë edhe vet me shumë të vogla të hollash për UÇK-në dhe ia arriti qëllimin, Nazim Bllaca infiltrohet në UÇK nga diaspora“.

Vijon pjesa tjetër (si mbërriti në Kosovë dhe ku e angazhuan)…

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close