Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka dhënë informacione shtesë për Indeksonline rreth vrasjes së 22 vjeçarit, Fatlind Arifit me armë zjarri në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Ismet Hashani ka konfirmuar se sot kanë arrestuar edhe të dyshuarin kryesorë të veprës penale “Vrasje e rëndë”.
Ai shton se hetimet lidhur me këtë ngarje janë duke vazhduar.
“Më 28 korrik 2018, rreth orës 23:45 nga Zyra e Policia e Kosovës është informuar se në fshatin Bresalc Komuna e Gjilanit ka ndodhur një rast Vrasje, sipas informatave të para që kemi marr jemi njoftuar se rreth orës 23:23 min, në repartin e emergjencës viktima F.A (1996),Shqiptar shtetas i Kosovës ishte sjellur i plagosur në gjoks nga arma e zjarrit, personeli mjekësor edhe për kundër ndihmes se parë mjekësore kanë mundur vetëm te konstatojnë se viktima ishte pa shenja jete . Njësitet e hetimeve rajonale iu kanë përgjigjur rastit, dhe bashkë me prokurorin e shtetit kanë bërë procesimin e vendit të ngjarjes.
Lidhur me këtë ngjarje janë ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore , si intervistat me dëshmitarë si dhe është kërkuar edhe i dyshuari kryesor L. U. në shtëpinë e tij , por i njëjtt nuk është gjetur aty. Në oborrin e shtëpisë së tij është sekuestruar automjeti i llojit Mercedez ngjyrë hiri 05, të cilin e ka pasur në shfrytëzim i dyshuari . Lidhur me këtë ngjarje , është arrestuar Sh. U. , vëllai i të dyshuarit qe besohet të jet i involvuar ne kët veper të rend penale”, thuhet në përgjigjen e PK-së për “Indeksonline”.
Ndërkaq, thuhet se për momentin nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë./Indeksonline/