Kongresi amerikan e ftoi Zekën për të treguar se si Smith dhe Imeri përgatitën dëshmitarë kundër Thaçit
Gazetari Milaim Zeka në televizionin “Top Channel” ka folur për një letër që është publikuar nga mediumi Bota Sot, kinse ai ia ka dërguar Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin.
“Ajo që ka dalë në një gazetë serbe që botohet në gjuhën shqipe me emrin “BOTA SOT,” unë vetëm mund të them në mënyrë absolute se një deponim i tillë nuk ekziston, pra është një falsifikim dhe shpikje nga një agjent i lartë i BIA-s serbe me emrin Faik Imeri i cili jeton në Bruksel dhe i cili minimum 25 dëshmitarë falls i ka dërgu në Hagë, në prokurori kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve dhe është numri 1 i BIA-s serbe për të gjetur dëshmi dhe dëshmitarë të rrejshëm kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.”, ka treguar Milaim Zeka.
Gazetari Zeka po ashtu ka folur edhe për vizitën e tij në ShBA.
“Unë nuk kam qenë fshehurazi në Amerikë. Kam qenë i ftuar nga Republikanët nga Kongresi amerikan, pjesa e Republikanëve dhe atje kam qenë pikërisht për të folur për të folur se si agjentët e lartë të BIA-s serbe, domethënë kanë dërgu dëshmi të rrejshme dhe dëshmitarë të rrejshëm në krye me Jack Smithin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Domethënë akteri kryesor i krejt kësaj loje të pistë është kryeprokurori i Gjykatës Speciale që po e heton Donald Trumpin i cili e ka përdorë këtë Faik Imerin – agjentin e BIA-s serbe si njeriun kryesor i cili iu ka premtu miliona njerëzve dhe ndërrim të identitetit që këta të dëshmojnë rrejshëm në Gjykatën Speciale në Hagë.”, ka treguar ndër të tjerash Milaim Zeka.
https://www.youtube.com/watch?v=g07e1-e18bA 36min