fbpx
Lajme

Kongresistja me shami i përgjigjet Trump’it: Je presidenti më i keq në historinë e ShBA’së

Kongresistja e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilhan Omar, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Donald Trump. Ajo në një shkrim në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter, shkroi se ajo i vetmi vend të cilit i betohet është SHBA-ja.

“Z. President. Si anëtare e kongresit, i vetmi vend ndaj të cilit betohemi është SHBA-ja” shkroi ajo.

E kjo erdhi si një reagim ndaj komenteve të presidentit Donald Trump, i cili para disa ditësh kishte deklaruar se ajo duhet të shkojë andej nga ka ardhur.

Këto akuza, Trump nuk i bëri vetëm për Omar por edhe ndaj kongresistes me origjinë amerikano-latine Alexandria Ocasio-Cortez.

Ai shkroi se ato vinë nga vendet të cilat janë “katastrofale dhe më të korruptuara” … “le të shkojnë andej nga kanë ardhur”.

Omar gjithashtu shkroi se ajo ka dhënë betim për ta luftuar presidentin më të korruptuar në historinë e SHBA-së.

“Kjo është arsyeja pse ne luftojmë që ta mbrojmë (SHBA-në) nga më i keqi, më i korruptuari president që ne kemi pasur” shkroi ajo në Twitter.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close