Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës del të jetë njëra ndër partitë që ka fituar më së shumti në balotazhin e mbajtur sot.
Ndërkohë janë të shumtë anëtarët e saj të cilët kanë filluar festën. Por e veçantë del të jetë edhe prezenca e një miku të madh të Kosovës, pikërisht Kongresmenit, Elio Engel, i cili gjendet në festën e AAK-së, transmeton Indeksonline.
Këtë e ka bërë të ditur Shefi i Kabinetit të Qeverisë së Kosovës, Avni Arifi.
Ky është postimi i plotë:
Fitorja e AAK festohet me miq të posaqëm. Kongresmeni Eliot Engel miku i madh i popullit të Kosovës. Ardhmëria e Kosovës është e sigurtë me miq të tillë