fbpx
Lajme

Konjufca: 13 herë përmendet LDK’ja në aktakuzën e Speciales, LDK’ja ka përgjegjësi të madhe

Nënkryetari i Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka përgjegjësi të madhe dhe duhet të flas për ngritjen e aktakuzave së fundit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, shkruan Gazeta Metro.

Konjufca tha se LDK’ja duhet të dal dhe të flasë për aktakuzën e ngritur nga Gjykata Specialje ndaj krerëve të UÇK’së, pasi sipas tij emri i LDK’së në këtë aktakuzë përmendet 13 herë.

Ai akuzoi LDK’në se nuk doli të flasë më shumë në lidhje me këtë aktakuzë ku përmendet emri i LDK’së.

“Unë mendoj që për aktakuzën e këtyre katërve edhe LDK’ja duhet me dal edhe s’doli, edhe LDK’ja duhet me dal, 13 herë përmendet emri i partisë në aktakuzë, 13 herë”, tha Konjufca, transmeton Gazeta Metro.

Konjufca tha se kanë përgjegjësi edhe më të madhe anëtarët e LDK’së që të flasin për aktakuzën e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

“Ata kanë përgjegjësi edhe më të madhe”, shtoi Konjufca në RTK, duke aluduar për anëtarët e LDK’së, transmeton Gazeta Metro.

Konjufa tha se Gjykata Speciale po tregohet se është e njëanshme dhe lavdëroi Kurtin për paraqitjen e tij të fundit në konferencë për shtyp para gazetarëve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close