Sot, artisti Genc Prelvukaj e veprimtari i shquar e i burgosuri politik z. Halil Selimi kanë reaguar për refrenin e vazhdueshëm të Kryeministrit Kurti se në këto 20 vite gjithçka është shkatërruar. Poashtu edhe Berat Buzhala ka ironizuar me këtë konstatim duke thënë se në 1999 ishim më mirë.
Genc Prelvukaj ka shkruar se;
Këto ishin rrethanat në shumë pjesë të vendit pas luftës. Shto këtu edhe dëmet e rënda psikologjike, humbjet në njerëz, deficit në çdo kuadër profesional dhe shoqëri e izoluar pêr njëqind vjet. Qeveritë e kaluara kurrë nuk e patën këtë gjendje si arsyetim për mospunën e tyre. Me gjithë defektet e evidentuara ngritën një shtet nga gërmadhat. Ndaj, arsyetimi i qeverisë së tanishme, për çdo paaftësi të tyre, se kanë gjetur një vend të shkatërruar është patetik dhe i pasaktë. Flasin sikur Thaçi e Rugova e kishin marrë Kosovën në administrim nga Bashkimi Europian dhe e paskan kthyer në rrënoja. Për të ardhur keq.
Halil Selimi ka shkruar se;
Për ata/ato që e dinë e nuk e dinë dhe flasin përçart politikisht, ja si dukej Kosova e para dy dekadave! Apo ndoshta dikush është çmendur fare politikisht dhe mendon se edhe kësaj shtëpie i kanë vënë flakën këta njerëzit e saj të mbijetuar që po duken aty në oborr, të tmerruar kur e shikojnë!!Nëse Kosova e dalë nga lufta, siç thuhet nga VV-ja se: është shkatërru për dy dekada, posi?! Për ta kthyer Kosovën e para dy dekadave nuk mjafton të jetë kryeministër Albini, jo një vit, por as një jetë! Për ta kthyer Kosovën atje ku ishte para dy dekadash, vetëm Millosheviq duhet të jesh! Dhe, kjo, është e pamundur sot e njëmijë vjetë, sepse i njëjti nuk jeton më, sado që pasardhësit e tij pushtetojnë edhe sot në Serbi, por Kosova nuk është më Serbi, fatmirësisht!Mësojeni o njerëz, ju urrejtës të lirisë, që nuk dini çka flisni dhe nuk shifni përtej ambicies së sëmur verbërisht për pushtet!Mjerimi nuk ka shpresë, as i vdekuri nuk vdes!Shikoni përpara o njerëz, sepse ka dështuar teoria, por edhe praktika leniniste: një hap para dy mbrapa!