fbpx
EkonomiLajme

Kosova si Berlini e Parisi: Do të investohet në infrastrukturë rrugore që përshtatet me pandeminë

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se do të intevestohet në fusha si çiklizmi e trotuaret, në mënyrë që infrastruktura të përshtatet me pandeminë, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Abrashi ka thënë se kjo praktikë po përdoret në vende si Berlini, Parisi e Milano.

Shkrimi i plotë i Abrashit:

ÇIKLIZMI – Ndryshimet në infrastrukturën rrugore si pasojë e pandemisë.

Pandemia COVID-19, e shfaqur gjatë fillimit të këtij viti, shkaktoi krizë edhe në transport dhe kjo imponon ndryshime edhe në transportin rrugor të Kosovës.

Shumë qytete si Berlini, Parisi, Milano etj, po ndryshojnë politikat investive në infrastrukturën rrugore që t’i përshtaten rrethanave si pasojë e pandemisë.

Prandaj në mandatin tim, prioritet do t’i jap ndryshimeve infrastrukturore duke investuar më shumë në këto fusha:

• Krijimi i shtigjeve të çiklistëve në rrugët rajonale
• Rritje të investimeve në trotuare dhe në zgjerimin e tyre
• Investime më të mëdha në sinjalizim dhe siguri rrugore
• Promovim të transportit ekologjik

Gjatë javëve në vijim i mirëpres grupet e çiklistëve që të fillojmë punën së bashku.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close