Kosovarët po ankohen se po ju pamundësohet t’i ndihmojnë familjet me nevojë që u prekën nga tërmeti në Durrës. Shumë kosovarë po thonë se organet e rendit në Shqipëri po tregohen autoritativ duke mos lënë të shpërndahen ndihmat e ardhura nga Kosova.
Në një video që është publikuar në Facebook nga Jeta Berisha, shihet se si gazetari Blendi Fevziu po ju del në krah kosovarëve që po ankohen se po ju pamundësohet t’i ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti.
Autorja e videos ka thënë se përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri po i nëpërkëmbin kosovarët.
“Përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri, gjatë ditës së djeshme na kanë nëpërkëmbë, fillimisht si qytetar, pastaj si shqiptarë të Kosovës të cilët shtrimë dorën për të ndihmu të prekurit nga tërmeti”, ka shkruar Berisha.
Madje ajo akuzoi se këtë gjë po e bëjnë të gjithë, nga policët e deri te drejtori i inspektoratit të ndërtimit.
“Ishin zingjirë, prej policëve e deri tek drejtori i inspektoriatit të ndërtimit”, thotë Berisha.