Lajme
KQZ-ja nuk jep as gjysmë rezultati deri më tash
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe pse ka kaluar ora 22:00 ende nuk kanë dalë me rezultatet për zgjedhjet komunale që u mbajtën sot në të gjitha komunat e Kosovës.
Rezultatet e vetme që dolën deri tani janë vetëm ato të Demokracisë për Veprim dhe exit-pollin e Klan Kosovës, derisa institucioni përgjegjës për zgjedhjet, nuk po bën ende zë.
Demokracia në Veprim dhe exit-polli, megjithatë dhanë rezultatet e tyre për votat nëpër komuna të Kosovës.