KQZ-së i dalin mbi 33 mijë vota më shumë? Kërkohet hetim urgjent

Komisionit Qendror të Zgejdhjeve iu kanë dalë mbi 33 vota më shumë. Të paktën, kështu po pretendon kandidati për deputet, Artan Nimani, në këto zgjedhje parlamentare, i cili po kërkon hetim urgjent për ruajtjen e votës.
Në bazë të disa fotografive të publikuara nga kandidati Nimani, paraqitet që numri i deklaruar që kanë marrë pjesë në votime është 799,954 ndërkaq numri i votave të hedhura në kutitë e votimit është 833,387. Pra, 33,433 vota më shumë.
“Kjo mospërputhje thelbësore kërkon një verifikim të menjëhershëm dhe një hetim të gjithanshëm nga institucionet përkatëse. Integriteti i një procesi zgjedhor është një nga shtyllat kryesore të sistemit demokratik dhe çdo devijim nga parimet e transparencës dhe korrektësisë cenon drejtpërdrejt besimin e publikut në institucionet demokratike”, ka deklaruar ai.
KQZ ende s’ka dhënë sqarim lidhur me këtë.
