Lajme
KQZ: Votuan 43.82 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
Në konferencën e katërt për media, Komisioni Qendror Zgjedhor njoftoi se në zgjedhjet e sotme lokale kanë votuar 812 mijë e 157 votues apo 43.82 për qind të votuesve.
Në këtë përqindje nuk janë përfshirë votat me kusht, të cilat do të numërohen në fund, tha kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka.
Ajo theksoi se nuk ka pasur ndonjë parregullsi që do ta cenonte procesin zgjedhor.
E pyetur për ndërprerjen e rrymës në qendra të ndryshme votimi, ajo tha se nuk janë raportuar në KQZ raste të tilla.