fbpx
Lajme

Krasniqi: Kjo është mënyra e Kurtit për të na e sjellë “Zajednicën”

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për situatën e tensionuar në Veri të Mitrovicës.

Sipas Kransiqit, veprimet e Qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet do të mundësojnë krijimin siç e ka quajtur ai të “Zajednicës”, duke iu referuar kështu Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Veprimet policore në veri do të prodhojnë barrikada, konflikt të përhershëm ose Zajednicë. Pra tri rezultate të mundshme, secila më keq se tjetra. Secila në dëm të shtetit dhe e padrejtë ndaj qytetarëve – andej e këndej Ibrit”, ka shkruar Krasniqi.

AMP:

“Por këto s’kanë rëndësi për Kurtin dhe “patriotizmin” e tij të vonuar. Për të kjo është një rrugë e dy punë: edhe po e fashit opozitën duke i rreshtuar të gjithë pro tij në këtë lojë ‘sovraniste’, edhe po i jep udhë dialogut drejt autonomisë serbe brenda Kosovës”, ka vijuar ai.

AMP:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close