Epilogu

Krasniqi: Kur ka nisë lufta në Maqedoni e Preshevë, e kam pa rëndësinë e Xhavit Halitit

Në Amerikë cilësohet si një trafikantë armësh, krejt kjo për faktin se Florin Krasniqi ishte nga furnizuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me armatim.

Ai për Demos ka treguar për njohjen me Xhavit Halitin nga mosha e hershme dhe pastaj në veprimtarinë brenda UÇK-së.

“Po është e vërtetë që Xhavit Halitin e kam njoftë, e ka pas një konflikt fizik me një njeri të lugit të baranit, një therrje ashtu me thikë, ka ba probleme, edhe ne kemi ba probleme, po Xhaviti më shumë se njëherë, disa herë më ka pritë në aeroport në Tiranë, dhe kuptohet se i kish lidhjet me Qeverinë e Tiranës, me shërbimin informativ kombëtar, me doganën, edhe ai kish kriju njëfarë lidhje. Unë nuk e kam pëlqy mënyrën se qysh ka ba politikë. Unë nuk e shoh qysh njerëzit shkruajnë e folin si tradhtar. Kur ka fillu lufta në Maqedoni dhe në Preshevë, dhe kur Xhavit Haliti nuk u kanë në furnizim atëherë e kam pa rëndësinë e një njeri të tillë si Xhaviti, se kanë mbetë kamionat në Portin e Durrësit, në aeroport, s’kemi mujtë me i nis senet”, ka treguar Florin Krasniqi.

Exit mobile version