Epilogu

Krasniqi: Organizatori është vra, tre të tjerë që vranë Konushevcin bredhin rrugëve të Tiranës

Në Amerikë cilësohet si një trafikantë armësh, krejt kjo për faktin se Florin Krasniqi ishte nga furnizuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me armatim.

Ai ka folur edhe për vrasjen e Ilir Konushevcit dhe tregoi se si Ilir Konushevci i kishte treguar atij personalisht për vrasjen e Adrian Krasniqit nga policia serbe.

Më tutje ai tregoi se “Vrasja e Ilir Konushevcit, unë mendoj është ba për përfitime materiale, për përfitime materiale. Grabitësit janë shku aty me fitu, se dikush ju ka thanë që i kanë 1 milion marka me veti. As 1000 marka s’i kanë pas me veti. Kanë pasë armatim, por ai armatim është kalbë në një depo në Bajram Curr.

Gazetari i thotë Florin Krasniqit se kemi informacion se e keni hulumtuar dhe e dini saktësisht si ka ndodhur rasti i vrasjes së Ilir Konushevcit.

“Dëshpërim i thellë, që edhe 24 vjet, shteti shqiptar i ka krejt informacionet, ama krejt kush u kanë, ku u kanë, dhe nuk e fillon hetimin e t’i arrestojë disa njerëz që bredhin rrugëve të Tiranës gjithë ditën, apo Belgjikës. Dy vrasësit e Konushevcit (vëllezërit Demiri) janë vra, njëri u vra aty e tjetri u vra më vonë, tre të tjerë ose katër në bashkëpunim janë gjallë dhe shnosh e rehat e kërkush nuk i ngucë. Shteti shqiptar i di emrat dhe mbiemrat, ku jetojnë dhe çka bajnë dhe nuk i arreston. Po, organizatori i vrasjeve të Konushevcit e Malajt është vra. Këta ishin katër vetë në pritë, njëri u plagosë janë kthy, e pastaj janë kthy me përforcime e i kanë marrë edhe tre tjerë. Bislim Demiri, Agim Demiri edhe tre të tjerë që janë gjallë kanë dalë atë natë me fitu pare, lekë, nuk është dora e zgjatur e Serbisë, ata kanë dalë për lekun, edhe ka shku keq, edhe vazhdon me shku keq. Unë jam në dispozicion kur dojnë, prokuroria e Shqipërisë nëse më thirrë aty jam. Me dokumente e letra. Grupi që e ka vra Konushevcin kanë dalë për lekë. Edhe mua m’kanë plaqkitë, s’ishin dorë e zgjatur e Serbisë, kanë dalë qaty në Fushë Arrez, m’i kanë marrë lekët e me m’pasë vra aty, ishin dalë nëpër gazeta, dorë e zgjatur e Serbisë, po cfarti ju dridhke kallashnikovi në dorë atij fëmiu, sa grima. 100 marka më thojke se nuk kish plaqkitë kurrë, i thash unë t’i jap 200 a 300 po ikë mos të zajnë policia. Në oborr të spitalit në Bajram Curr na kanë plaqkitë na kanë marrë xhipin”.

Exit mobile version