fbpx
Lajme

Krasniqi: Revistën antienveriste Rugova e mbështeste, Fehmi Agani jo, ja detajet

Profesori Milazim Krasniqi, njëri nga themeluesit e LDK-së dhe nga miqtë më të afërm të ish presidentit Rugova, kishte shkruar një libër në vitin 2017. Ai kishte botuar librin me titull “Sekretet që nuk i mori më vete”.

Milazim Krasniqi tregon se si Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani nuk ishin në të njëjtin mendim për revistën antienveriste “Fjala”.

“… isha kryeredaktor i revistës “Fjala”, e cila u bë bastioni i antienverizmit në Kosovë. Pata mbledhur një grup bashkëpunëtorësh dhe i pata drejtuar drejt demistifikimit të komunizmit në tërësi, me theks denoncimin e krimeve të komunizmit enverist në Shqipëri. Për shkak të kësaj fryme, në vitin 1991 më dhanë dorëheqje nga redaksia Mehmet Kraja e Lendita Tahiri. Drejtori i revistave, Rexhep Zogaj, më ftoi një ditë e më tha që Fehmi Agani e kishte telefonuar dhe i kishte bërë vërejtje në politikën redaktuese të revistës “Fjala”, me arsyetimin se kjo politikë redaktuese antienveriste, po i prishte marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë përkatësisht me Ramiz Alinë. Mbeta i çuditur shumë. Rugova më pati lavdëruar për atë politikë redaktuese, Agani po e shihte si të dëmshme.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close