Epilogu

“Rugova agresiv në Beograd, ia kapi mikrofonin profesorit serb se foli keq për Shqipërinë, dridhej”

Profesori Milazim Krasniqi, njëri nga themeluesit e LDK-së dhe nga miqtë më të afërm të ish presidentit Rugova, kishte shkruar një libër në vitin 2017. Ai kishte botuar librin me titull “Sekretet që nuk i mori më vete”.

Në këtë libër profesor Milazim Krasniqi ka treguar se si Ibrahim Rugova kishte reaguar ashpër ndaj një profesori serb në Beograd.

“Një vendosmëri dhe acarim tjetër, shumë interesant, Ibrahimi e pati në Beograd, në takim ndërmjet shkrimtarëve shqiptarë e serbë në një kinema të madhe të qytetit. Kinemaja ishte plot publik, që kishin ardhur të dëgjonin diskutimet në atë takim. Kryetari i shkrimtarëve serbë, Aleksandar Petrovi, në një moment filloi të fliste diçka negativisht për Shqipërinë, vërtet nuk e mbaj mend saktësisht kualifikimin e tij, sigurisht diçka brenda atij stereotipi se ajo ndërhynte në punët e brendshme në Jugosllavi. Rugova, për çudinë time, ia kapi mikrofonin nga dora, thjesht ia mori duke thënë: “Ne, ne, ne” (Jo, jo, jo)! Edhe pse isha shumë larg prej tij, e merrja me mend se në ato çaste dridhej nga inati dhe mezi e përmbante veten”.

Exit mobile version