Krasniqi: Si i bënë emërimet Thaçi nga Haga, ku partia në pushtet i bënë e vetme këto emërime
Albert Krasniqi është hulumtues dhe aktivist i shoqërisë civile në Kosovë. Aktualisht është Drejtor i programeve në Demokraci Plus. Ai në emisionin T7 ka treguar metodologjinë e përpilimit të raportit të Freedom House.
“… janë analistët vendor që fillimisht angazhohen për të bërë një vlerësim fillestar, ka analist individual por ka edhe institute, dhe kjo bëhet në vendet në tranzicion…! Pikët vendosen nga analistët vendor dhe pastaj bëhet një vlerësim nga stafi i Freedom House dhe ekspertët e tyre, bëhet kështu një kompromis mes vlerësimeve të tyre dhe grupeve të ndryshme për të ardhur deri tek një vlerësim me nota domethënë”, tregoi Albert Krasniqi“.
Ai më tutje tregoi se “Ata nuk i përjashtojnë edhe elementet subjektive për shkak se mund të jenë autorët vendor këtu që kanë një qasje të caktuar preferenciale ose jo ndaj qeverisë apo opozitës dhe kështu ata mund të ndikojnë në të gjeturat përfundimtare të këtij raporti…! Tek zotëri Thaçi dhe Haradinaj, tash ka pasur shumë akuza në parlament qoftë nga opozita, ku që të dy janë akuzuar për këto gjëra të cilat i thotë raporti, por që deri më tani nuk kanë arritur që të faktohen. Për mua është pak e habitshme do të thotë kur kemi të bëjmë me një person i cili nuk është fizikisht në Kosovë, dhe si po arrijka që të ndikojë në emërime kur kemi vetëm një parti që është partia në pushtet që i bënë e vetme këto emërime, nuk i duhet as bashkëpunimi me opozitën, e leremë masat e sigurisë që janë ndaj zotit Thaçi në Hagë e ku e ka të vështirë që edhe me familje të komunikojë pa pasur kontrollë, për mu është e habitshme kjo, por që është retorikë që është përdorur vazhdimisht por nuk është faktuar deri më tani, dhe disa elemente do të thotë që i pashë në raport që i referohet rrëzimit të Qeverisë Kurti si dicka negative që ka ndodhë dhe thotë që kjo ka ardhur për shkak të gardës së vjetër politike që është një gjuhë dhe retorikë që është përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe këto elemente i gjejmë në raport“.