fbpx
Lajme

Krasniqi – VV-së: Për 20 vjet nuk zgjidhen problemet e shkaktuara nga okupimi 100 vjeçar

Shkruan: Albert Krasniqi

Kjo Qeveri nuk mundet që për nëntë muaj të zgjidh problemet e trashëguara nga keqmenaxhimi e hajnia e shkaktuar për 20 vite, ashtu sikurse qeveritë e kaluara nuk kanë mundur që për 20 vite të zgjidhin problemet e shkaktuara nga okupimi 100 vjeçar.

Por, prej secilës Qeveri pritet të ofrojë zgjidhje për problemet e qytetarëve – brenda mundësive që ka, e rrethanave që ndodhet. Këtë punë bëjnë qeveritë, këto detyra kanë! Kur je në krye të një shteti të varfër e me shumë probleme, duhet t’u paraprish gjërave, e jo të reagosh pasi ato të ndodhin.

Kur të gjitha vendet e rajonit merrnin masa për përballimin e krizës me energji, Qeveria jonë thoshte të mos bënim panik, pasi nuk ka krizë. E krizën e kuptoi vetëm pasi u rritën çmimet në bursë! Sot, në vend se të ofrojë zgjidhje, po dëgjojmë të njëjtin arsyetim sikurse për secilin dështim.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close