“Nuk ja lë fajin shumë VV-së sepse nëse një parti normale opozitare përballet me një pushtet i cili e ka grabitur buxhetin që 20 vjet; atëherë unë mendoj se ajo ka qenë shumë e butë në çfarë situata ka vepruar”.
Analisti politik, Krenar Shala, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë shumë e butë nëse merret parasysh se në çfarë situata ka vepruar.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është duke u përballur me sulme të ulëta të partive që e kanë humbur besimin e qytetarëve.
“Nuk mbaj mend për një kohë të gjatë të jetë bërë skena politike kaq armiqësore – një skenë e cila nuk po lejon hapësirë për t’u zhvilluar një debat argumentativ. Normalisht kësaj i ka kontribuar edhe VV-ja sepse ka qenë në opozitë dhe ka dashur ta largojë këtë skenë politike dhe kështu është krijuar tension”.
“Nuk ja lë fajin shumë VV-së sepse nëse një parti normale opozitare përballet me një pushtet i cili e ka grabitur buxhetin që 20 vjet; atëherë unë mendoj se VV ka qenë shumë e butë në çfarë situata ka vepruar”.
“Kurti është duke u përballur me një sulm të ulët nga partitë që e kanë humbur besimin e qytetarëve. Ky i ngrati po mundohet të paktën të komunikojë me qendrat botërore vendimmarrëse në mënyrë që t’ua shpjegojë situatën në vend”.
Sipas tij, Kurti po vepron mirë që po mundohet t’i informojë qendrat vendimmarrëse rreth asaj se çka po ndodh në vend.
“Korrupsioni dhe krimi i organizuar më së shumti e kanë dëmtuar Kosovën si dhe protagonizmi i Thaçit që ta udhëheqë politikën e jashtme. Megjithatë unë e kam parë një far doze të vullnetit të mirë – sidomos nga disa vende të BE-së – për ta mbrojtur Kosovën. Ata e kanë parë se qytetarët më 6 tetor kanë votuar për ndryshimin dhe kjo ka çuar një sinjal tek ata”.
“Në anën tjetër e kemi administratën Trump e cila është paksa e çuditshme – kjo administrate i ka çarë marrëdhëniet trans-atlantike”.
Shala ka theksuar se anti-amerikanizëm nuk do të thotë kur përballesh në mënyrë argumentative.
“Karakteristika kryesore është që populli – ne jemi shoqëri demokratike madje më demokratike se disa vende të BE-së”.