Gazetari i kallxo.com Kreshnik Gashi ka reaguar përsëri pas tubimit të Sami Lushtakut në Skënderaj. Ai ka thënë se me kanë me Sami Lushtakun policia e Albin Kurtit munden vetëm me të këqyrë.
Ai ka lënë të nënkuptohet se policia i frikësohet Sami Lushtakut.
Ai shkruan se “6 blloka tiketa ishin harxhu këtu me pas pasë polici.. Po ja që ligji nuk vlen për të gjithë njësoj. Kur je me Samiun, policët e Albinit veç munden me të kqyr”.
Sami Lushtaku dje ka shkruajtur se “Pritje madhështore në lagjen Deliu të Rezallës. Vizioni ynë për zhvillimin e Skenderajt po përqafohet në çdo cep të Skenderajt sepse vetëm ne jemi dëshmuar se jemi afër qytetarëve dhe dimë të qeverisim. I falënderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët për besimin ndaj PDK-së!