Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e emëruar në këtë post nga kryeministri, Albin Kurti, po del të jetë problematike për faktin se janë publikuar edhe foto të saj pranë diktatorit Enver Hoxha kur ishte fëmijë, ndërsa e njëjta vite më parë i kishte marrë për bazë akuzat e Dick Marty për trafikim organesh ku akuzohej ish-presidenti, Hashim Thaçi të cilat i kishte shpërndarë në Facebook, shkruan Gazeta Metro.
Ministrja Gërvalla-Schwarz, në vitin 2016 kur ish-presidenti Hashim Thaçi, do te votohej për president, ajo kishte shkruar në Facebook’un e saj një porosi për deputetët e LDK’së dhe jo vetëm.
Gërvalla-Schearz kishte shpërndarë një lajm nga gazeta gjermane ‘BILD’, e cila e lidhte trafikimin e organeve me Hashim Thaçin, pas një raporti nga ish-prokurorit zviceran Dick Marty i cili akuzonte krerët e UÇK’së për trafikim organesh.
Raporti i cili u konsiderua më pastaj si një trillim i Dick Martyt i ndihmuar nga kundërshtar të shtetit të Kosovës.
Edhe vet Gjykata Speciale e cila u ndërtua mbi këtë raport, në asnjërën nga akuzat e saja nuk trajtohet trafikimi i organeve, ajo çfarë në fakt ishte ndërtuar ky raport.
“Për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe sidomos ata të LDK-së, të cilët kanë ende dilemë se ku e kanë vendin atë ditë që votohet Hashim Thaçi për president”, kishte shkruar Gërvalla-Schwarz, duke bashkangjitur akuzat e Dick Martyt në një artikull të gazetës ‘BILD’, ku shkruante për Hashim Thaçin si person që mendohet të jetë i përzier në tregtinë me organe njerëzore.
Duhet theksuar se këto akuza që shteti serb i promovoj bashkë me kundërshtarët e shtetit të Kosovës, nuk u vërtetuan asnjëherë, dhe as nga Gjykata Speciale që tash është duke i gjykuar krerët e UÇK’së.