I cilësuar si politikani më i votuar në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti deklaroi se nuk është një lider autoritar. I pyetur nga gazetari Sokol Balla për faktin nëse kishte drejtuar me dorë të hekurt brenda Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti mohoi këtë fakt, ndërsa tha se nervat i kishte çelik.
“S’kam përdorur dhe s’kam pasur dorë të fortë. Kam pasur dhe do të kem vullnet të fortë. Kam vullnetin e hekurt. Nervat i kam të çelikta. (qesh) Ashtu ishte. Kishte dalje nga lëvizja jonë (largimet nga VV). Insistova që të qëndronin në lëvizje. Por s’ka përjashtime nga VV. Ne nuk mbajmë me zor askënd. Kam vullnet të hekurt”, tha Kurti.