Ish Kryetari i Gjyqtarëve të EULEX z. Malcom Simons ka dhënë detaje për takimin e tij me Kryeministrin e tanishëm të Britanisë së Madhe z. Boris Johnson. Ai tregon se në vitin 2016 ka biseduar me Boris Johnson në kohën sa ishte Sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe.
Sipas Kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it Malcom Simons – z. Johnson ka thënë se Gjykata Speciale është Gjykatë Politike, për t’i mbushur xhepat e lajkatarëve të BE-së.
Gjithashtu, Malcom Simons kishte publikuar edhe emailet zyrtare të një gjyqtari të EULEX-it ku thoshte se “shqiptarët janë kafshë që duhet zbutur”, poashtu edhe emaile që tregojnë për padrejtësinë e gjyqtarëve të EULEX-it ndaj luftëtarëve të lirisë. Një pjesë e tyre sot janë edhe gjyqtarë në Gjykatën Speciale.
Ju ftojmë ta ndiqni videon me dokumente zyrtare: https://www.youtube.com/watch?v=1G9avULnVy4