Lajme
Kryeministri i Izraelit për shqiptarët: Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë
Netanyahu theksoi se miqësia e popullit të tij me popullin shqiptar i ka rrënjët e thella, duke iu referuar Holokaustit, ku shqiptarët refuzuan t’u dorëzojnë nazistëve hebrenjtë.
“Ne e dimë që populli shqiptar nuk është sot thjeshtë një mik i mirë i popullit izraelit, por në periudhë vendimtare të Holokaustit ata qëndruan krah për krah me popullin hebre të persekutuar në Evropë”, tha Netayahu.
“Shqipëria është i vetmi vend ku popullsia hebre u shumua gjatë Holokaustit, kjo falë miqësisë dhe kurajës që tregoi populli shqiptar. Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë dhe e vlerësojmë atë humanizëm të treguar dhe kurajës në orët tona të errëta”, përfundoi kryeministri i Izraelit.