fbpx
Lajme

Kryeministri izraelit të martën u drejtohet popullit të Kosovës me video-mesazh

Fiks dy javë pas takimit dhe marrëveshjes së Washingtonit, në të cilën u përfshi edhe njohja mes Kosovës e Izraelit dhe vendosja e ambasadës së shtetit kosovar në Jerusalem, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i drejtohet popullit të Kosovës me anë të një video-mesazhi.

E gjitha do të ndodhë të martën e 15 shtatorit, me rastin e “Rosh Hashanah”, kur shënohet Viti i Ri Hebraik.

Video-përshëndetja e Kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet në një ceremoni festive të Vitit të Ri Hebraik e organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë, në një nga hotelet e Prishtinës.

Sipas agjendës së paraparë nga organizatorët, të siguruar nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’, përveç video-mesazhit të Kryeministrit Netanyahu, gjatë ceremonisë mund të ketë edhe një lidhje direkte me kryeministrin izraelit.

Në këtë ceremoni do të jenë të ftuar edhe krerët e shtetit, Presidenti Hashim Thaçi, Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Avdullah Hoti. Ky i fundit, një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit e ka zhvilluar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Presidentit amerikan Donald Trump.

Gjatë asaj bisede, me anë të së cilës u njoftua mes dy kryeministrave vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, Kryeministri Hoti i konfirmoi Kryeministrit Netanyahu edhe për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Lajmin për këtë e shpalli edhe vetë presidenti amerikan, me anë të një cicërime në Twitter, disa minuta pas takimit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close