Kryeministri, Albin Kurti, ka emëruar sot, Jusuf Thaçin, Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Duke i uruar punë të mbarë, Kurti, ka thënë se përgatitja profesionale e Thaçi do t’i ndihmojë shumë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe se kontributi i tij në këtë institucion është më së i nevojshëm.