Epilogu

Kryeministri Kurti: Ministrat e mi po bëjnë punë shumë të mirë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ia ka rikujtuar sot kabinetit të tij qeverisës rëndësinë e përgatitjes së raportit të punës 100-ditshe.

Ai në mbledhjen e sotme të qeverisë ka vlerësuar se janë bërë punë të mira dhe po vazhdojnë të bëhen në 100 ditët e para të qeverisjes, teksa ka kërkuar nga zëvendëskryeministrat dhe ministrat që t’iu përmbahen udhëzimeve të dhëna me planin e punës.

“Ju tashmë i keni marrë instruksionet nga stafi përkatës i Zyrës së Kryeministrit që janë në koordinim të plotë me shefin e stafit tim, Luan Dalipi. Është tejet e rëndësishme që t’iu përmbaheni me përpikëri udhëzimeve që iu janë dhënë, sepse devijimet po na shkaktojnë humbje kohe të eficiencës. Janë bërë shumë punë të mira dhe po vazhdojnë të bëjnë në këto 100 ditë të para të qeverisjes sonë, dhe qytetarët tonë duhet të njoftohen me arritjet kryesore të këtij ekzekutivi brenda kësaj periudhe, por edhe gjatë gjithë qeverisjes. Aktivizoni të gjitha burimet, kapacitetet që i keni për ministritë tuaja për të raportuar mbi punën kaq të mirë që e keni bërë e që po vazhdoni ta bëni”, tha Kurti. /metro/

Exit mobile version