Epilogu

Kryeministri Kurti po jeton në një botë paralele, thotë se sivjet u punësuan mbi 60 mijë të rinj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një fjalim të tij në Konferencën për Rininë 2023 të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka thënë se gjatë këtij viti janë punësuar mbi 60 mijë të rinj në vend.

“Në fillim të vitit 2021 ishin 28,293 të rinj të punësuar, kurse në fund të korrikut sivjet 2023, numri i të punësuarve ishte 60,884, arritje kjo mundësuar edhe përmes platformës së punësimit Superpuna, programit “Kosova Generation Unlimited”, dhe programit “Komunat për të rinjtë”, tha Kurti, ka njoftuar zyra për media e Qeverisë.

Kurti u shpreh se roli i shtetit është ta përcjellë talentin dhe potencialin me mbështetje direkte, siç është edhe Strategjia Shtetërore për Rininë.

Exit mobile version