fbpx
Lajme

Kryeprokurori serb: Kemi bashkëpunuar me Gjykatën Speciale, kemi dërguar edhe dosje

Vukçeviq pranon se ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me Klint Williamsonin.

Ai konfirmon që në kohën kur Klint Williamsoni punonte në raportin e vet, dëshmitarët ai i ka marrë në pyetje në hapësirat e Prokurorisë për Krime të Luftës në Beograd.

“Nuk më ka dërguar kurrfarë dëshmitarësh, as emrat e dëshmitarëve, që unë t’i marr në pyetje, një gjë e tillë as nuk ishte e mundur. Sipas procesit, nuk mund të më urdhërojë ai mua dhe askush tjetër”, ka thënë Vukçeviq.

“Ai neve na kishte dhënë listën e dëshmitarëve që i interesonin atyre, pastaj unë ia kisha jap urdhrin shërbimit tonë për t’i ftuar dhe sjellë. Kjo ishte procedura, megjithatë kurrfarë emaile shtesë ai mua nuk më ka dërguar që unë t’i marr në pyetje. Ata janë marrë në pyetje pa neve. Ne vetëm ofronim logjistikë”, ka thënë prokurori serb.

“Larg qoftë që mi dërgonte emrat me email”, ka shtuar Vukçeviq.

Ai edhe një herë ka rikujtuar që Prokuroria Speciale për Krime të Luftës i ka marrë në pyetje dëshmitarët e vet në fazën para krijimit të Dhomave të Specializuara, që ata ishin persona për të cilët konsiderohej që mund të ndihmojnë në zbardhjen e krimeve të luftës dhe që kjo punë i paraprinte nismës së Dick Marty-t.

“Nuk e ka zbuluar Dick Marty atë, po ne. Pasi që shqiptarët refuzuan të bashkëpunojnë, unë ia përcjella Komisionit Evropian, pastaj Dick Marty erdhi, e konfirmoi që ajo që ne kemi zbuluar është proceduralisht valide”, ka thënë ish-prokurori serb.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close