Epilogu

“Kryeprokurorin e parë të Speciales e përjashtuan pasi nuk gjeti prova kundër krerëve të UÇK-së”

Një letër 25 faqëshe që mbanë datën 3 qershor 2021, kishte shkuar në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ish kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons kishte dërguar në drejtim të Kurtit, një pjesë të dëshmisë së tij për skandalet e kryera nga misioni i BE-së për sundim të ligjit.

Mbi këtë bazë, duke kërkuar të raportojë në Kuvendin e Kosovës për të gjitha këto pretendime. Dëshminë e Simmonsit drejtuar kryeministrit, e ka siguruar Radio Televizioni i Kosovës.

Aty, përveç ndikimeve politike, bashkëpunimit të EULEX-it me prokurorinë në Beograd, Simmons jep detaje dhe shpreh dilema për punën e Gjykatës Speciale. Deri më tani, nga qeveria nuk janë përgjigjur në këtë letër të Malcom Simmons. Ishte prokurori i parë i specializuar i Gjykatës Speciale në Hagë. Por, në këtë pozitë, David Schwendiman nuk qëndroi më shumë se dy vjet. Asokohe kishte thënë se po jepte dorëheqje për shkak të zbatimit të ligjeve amerikane, që sipas tij nuk ia lejonin mbajtjen e kësaj pozite më gjatë. Por, është ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, që po pretendon se pas largimit të Schwendiman fshihet edhe diçka tjetër. Në dëshminë e tij 25-faqëshe drejtuar kryeministrit Albin Kurti, Simmons ka shkruar se Schwendiman ishte përjashtuar për shkak nuk kishte gjetur prova për krerët e UÇK-së.

Exit mobile version