fbpx
Lajme

Kryerrenci Enver Bytyçi, në stilin e rusëve shpërndan “Fake News” në emrin e Rifat Jasharit për Edi Ramën

Tellalli i Qeverisë Kurti, shpifësi Enver Bytyçi ka shpërndarë një Fake News duke e keqpërdorur emrin e Rifat Jasharit kundër kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama.

Ai ka shpërndarë një titull, të cilin nuk e ka thënë Rifat Jashari por është vendosur nga militantët e Vetëvendosjes.

Në titull thuhet se “Reagon Rifat Jashari ndaj Ramës, përqafimet e puthjet me Vucicin do t’i paguash shtrejt nga Kosova, mbaje mend.”

Në realitet, Rifat Jashari nuk e ka thënë dhe nuk është prononcuar fare për kryeministrin Edi Rama. Ky profesor vazhdimisht i ka sulmuar edhe njerëzit e luftës dhe ka shpërndarë dezinformata të nivelit më të ulët.

Sipas gazetarit Arben Ahmeti “Nuk ka interes ma te madhe te luftes hibride ruse se sa futja e urrejtjes ndershqiptare, sic eshte kjo fushata kunder Edi Rames. Disa jeni luftetare te kesaj kauze, disa jeni viktima.”

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close