fbpx
Lajme

Kryeshefi i shkarkuar i PTK-së: Vëllau dhe kunati i Albulena Haxhiut punojnë në PTK

Bedri Istrefi, ish Kryeshef i Telekomit të Kosovës ka thënë se vëllai dhe kunati i deputetes së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu punojnë në këtë ndërmarrje.

Deputetja Albulena Haxhiu duke ironuzuar me deklaratën e drejtorit ekzekutiv i cili tha që punësimet kanë qenë me konkurs të rregullt tha “paskan pasur fat të gjithë ata që janë punësuar “.

Ndërsa Drejtori ekzekutiv i telekomit, Bedri Istrefi, në përgjigjen e tij tha që edhe vetë deputetja ka pasur fat.

“Ani de Albulenë edhe ti nuk je pa fat në Telekomin e Kosovës, e ki vllaun edhe kunatin. Unë asnjë antarë të familjeve të politikanëve nuk i kam njohur”, tha ai.

Pas kësaj, deputetja Haxhiu nuk replikoi pasi kryesuesi i Komisionit, Visar Ymeri kërkoi që të mos zhvillohen kësi lloj debate.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close