Epilogu

Kryetar i Sindikatës së Bujqëve është militant i VV-së, subjekti i Kurtit nuk e “godet” atë

Kryetar i Sindikatës së Bujqëve të Kosovës z. Tahir Tahiri është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Në zgjedhjet e fundit – të brendshme brenda LVV, ai ka votuar duke publikuar edhe fotografi në faqen e tij në facebook.

Ish Kryetari i LVV-së z. Visar Ymeri kishte treguar në emisionin e kaluar në Debat Plus se përfaqësuesin e sindikatës së bujqëve e kanë pasur edhe në listë për deputet më herët.

Subjekti politik i Albin Kurtit vazhdimisht i ka stigmatizuar njerëzit e caktuar brenda SBASHK-ut, duke i goditur e kritikuar si njerëz të PAN-it, por pavarësisht asaj me të njëjtit ishte takuar dhe i kishte mbështetur në grevën e tyre sa ishte pjesë e opozitës.

Poashtu, edhe dy kryesindikalistës e RTK-së e Postës janë parë në fotografi me eksponentë të lartë të LVV-së.

Exit mobile version