Në një dokumentar për Heroin Ilir Konushevcin kanë folur shumë protagonistë të lëvizjes ilegale atë kohë. Njëri nga ta i cili ka dhënë versionin e tij për ngjarjen është edhe Ish Kryetari i Fondit 3% për Zvicër z. Gani Hoxha. Ai ka akuzuar rëndë njërin nga ish deputetët e LDK-së z. Nuredin Ibishi.
Sipas tij “Ilir Konushevci është vra mjerisht në territorin shqiptar për me iu hap rruga komandantit të keq, psh në Zonën Operative të Llapit kush është bë komandant, është ba Nuredin Ibishi, e ky ishte komandant i njesisë speciale në kohën e represionit të autonomisë së Kosovës, po ky komandant duhet ta sqarojë shtet rrethimin në 1989 kohën kur është vra Afrim Zhitia dhe Fahi Fazliu, por duhet të sqarohet për demonstratën e Podujevës kur është vra Ali Ajeti, jo vetëm ky komandant i njesive speciale, por edhe eksponent të tjerë sepse këta persona janë heronj të Kosovës”.
Ai më tutje ka treguar se “është vra komandanti 100% i qëlluar për situatën, për me ardhë eksponent të gabuar, që pa shumë dilema i kanë sjellur shumë dëme organizimit”.
https://www.youtube.com/watch?v=AVN2lYMuwyQ 42:00 min.