Kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-it: EULEX-i montoi procese kundër krerëve të UÇK-së
Dokumentet e siguruara nga “RTK”-ja të ish-presidentit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simons, dëshmojnë se ky mision ka montuar procese kundër krerëve të UÇK-së.
Avokatët mbrojtës të rastit “Drenica 2” thonë se dëshmitë e publikuara duhet të trajtohen më me seriozitet.
“RTK”-ja ka arritur të sigurojë një dokument ku ish presidenti i gjyqtarëve të EULEX- it , Malcom Simons akuzon misionin për procese të montuar ndaj krerëve të UÇK-së.
Në dokumentin të cilin “RTK” e ka siguruar nga një burim i sigurt brenda misionit shkruan se:
“EULEX-i është duke i ndjekur ish komandantët UÇK-së, BE-ja po punon shumë që të impresionojë Serbinë dhe të mbajë gjallë dialogun Prishtinë-Beograd. Shumica e rasteve ku janë duke u akuzuar krerët e UÇK-së janë duke u trajtuar keq”.
Artan Qerkini avokates mbrojtës në rastin Drenicë II, deklaroi se dëshmitë e publikua më parë por edhe këto duhet të trajtohen më me seriozitet. “Në asnjë mënyrë pretendimet e Simons nuk guxojnë të kalojnë në heshtje sepse janë pretendime serioze vijnë nga njëri shumë kredibil këto pretendime duhet të trajtohen me seriozitet”, ka thwnw ai.
Qerkini ka thënë se duke u bazuar në provat e Simons të publikuara më parë, kanë bërë ankesë në gjykatën kushtetuese që rasti të kthehet në rigjykim.
“Ne duke u mbështetur ne provat materiale te cilat i ka siguruar kemi bërë kërkesë të përsëritjes në rastin Drenica II. Këto deklarata të Simons vetëm sa e fuqizojnë pretendimet tona se gjykimi në rastin Drenica II duhet të përsëritet sepse i njëjti nuk është i mbështetur në prova fakte dhe ligj por me shumë është zhvilluar për apetite politike”, deklaroi ai.
Ndryshe, në dokumente e siguruara nga “RTK”, më parë, dëshmojnë se Malcolm Simmons edhe sot është i gatshëm të raportojë për krejt gjetjet e tij për keqpërdorime të misionit.