fbpx
Lajme

Dallavere në Gjilan, publikohen keqpërdorimet e kryetarit Alban Hyseni, ftohet prokuroria për hetime

KOMUNIKATË PËR PUBLIKUN / PDK Gjilan

Hajninë e LVV-së në emër të manifestimit ‘Flaka e Janarit’, sot po e faktojmë me dokumente zyrtare të Komunës së Gjilanit

Është e turpshme dhe skandaloze, se si qeverisja e VV-së në krye me Alban Hysenin përmes manifestimit mbarëkombëtar ‘Flaka e Janarit’, që organizohet tradicionalisht për të shënuar veprën e dëshmorëve, atdhetarëve dhe kryengritësve të mëdhenj të kombit tonë, ka keqpërdorur tmerrësisht paratë e taksapaguesve të Gjilanit.

Heronjtë na kanë mësuar se si kryengritet për atdhe e liri, e jo kështu, nën petkun e pushtetit të bëhet hajni.

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të heshtë ndaj keqpërdorimeve të mëdha e të vazhdueshme të cilat po ndodhin nga qeverisja e VV-së në Gjilan. Edhe sa ishim partnerë të koalicionit, PDK tani edhe si opozitë nuk do të lejojë që buxhetin komunal VV-ja në Gjilan ta shpenzojë rrush e kumbëlla, përmes subvencioneve të pakontrolluara dhe shpenzimeve enorme që kryetari i komunës Alban Hyseni po i bënë përmes marrëveshjeve të dëmshme, kontratave e vendimeve jo ligjore, pagesave të dyfishta të shpenzimeve dhe blerjeve pa tenderë.

Për organizimin e manifestimit Flaka e Janarit, kryetari i komunës Alban Hyseni përmes DKRS-së ka nënshkruar 7 marrëveshje me OJQ të ndryshme dhe vendimeve të tij në vlerë prej 59,771,98 euro për realizimin e të gjitha aktiviteteve kulturore artistike. Ndërsa janë paguar shpenzime në total mbi 84 mijë euro, pra janë fshehur nga raportet financiare të Flakës së Janarit dhe janë keqpërdorur mbi 24 mijë euro.

Në mesin e këtyre marrëveshjeve, njëra është me OJQ- në Varg e Vi në vlerë prej 20 mijë euro, e cila është marr me organizimin e njërës nga shtyllat e këtij manifestimi, e që është Talia e Flakës. Sipas raportit financiar të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport kjo faturë është paguar 20 mijë euro avans më datën 9 dhjetor 2022, ndërsa realizimi i Talisë së Flakës është bërë nga data 23-28 janar 2023.

Në kuadër të kësaj marrëveshje me OJQ Varg e Vi, ka qenë e planifikuar në buxhetin e aktiviteteve edhe pagesa e akomodimit për trupat e teatrove pjesëmarrëse në manifestim, në vlerë prej 8,060.00 euro dhe për ushqim e kokteje në vlerë prej 7 mijë euro.

Mirëpo çka ka ndodhë? Në muajin qershor 2023 (pas prishjes së koalicionit, pra kur ja kanë msy me i mbulu keqpërdorimet e veta) nga buxheti komunal është paguar një faturë në emër të akomodimit, ushqimit dhe pijeve, në vlerë prej 24,725.40 euro, në njërin prej hoteleve të Gjilanit ku kanë qëndruar 21 aktorët e teatrit të Prizreni dhe ai Kombëtar. Kjo faturë askund nuk ka figuru si obligim i papaguar deri më 31 maj 2023, pra është fsheh si rast.

Pra, komuna e Gjilanit ka paguar dy herë për ushqim dhe hotele. Njëherë ka paguar 20 mijë euro sipas marrëveshjes me OJQ Varg e Vi dhe njëherë tjetër faturën e hotelit në vlerën prej mbi 24 mijë euro. Pra, kanë shpenzuar për Flakën e Janarit mbi 40 mijë euro vetëm për akomodim dhe ushqim.

PDK si subjekt politik nuk mund të konstatojë ndonjë keqpërdorim nga ana e OJQ Varg e Vi, por kërkojmë llogari dhe përgjigje publike nga ana e institucioneve të komunës. Ne kemi edhe informacione tjera skandaloze, por jemi në pritje të dëshmive, se si po keqpërdoret çdo organizim dhe projekt në komunën e Gjilanit.

Për sqarimin e publikut, këto pagesa janë konfirmuar zyrtarisht përmes emailit nga asistenti administrativ (H.R.) i kryetarit të komunës Alban Hyseni, i cili edhe pse është munduar të arsyetohet disi, ai, ia ka huqur për 6,090.00 euro atëherë kur kemi kërkuar sqarim shtesë se për cilat shpenzime është paguar fatura e hotelit, duke thënë se për akomodim janë paguar dy këste 3,910.00 euro dhe 14,725.40 euro, e që bëjnë 18,635,40 euro, pra për 6,090.00 euro shpenzim nuk ka mund të arsyetojë pagesën e kësaj fature.

Për këtë mega skandal të radhës, bashkë me këtë denoncim publik ne po i prezantojmë vetëm disa nga dokumentet zyrtare të komunës së Gjilanit, ndërsa i ftojmë publikisht institucionet e drejtësisë që të iniciojnë hetim për këtë rast të keqpërdorimit, por edhe për rastet e tjera të cilat i kemi paraqitur ditë më parë, si shkelje të rënda ligjore dhe me elemente të forta të veprës penale, drejtëpërdrejtë të bëra nga ana e kryetarit të Gjilanit.

PDK nuk do të ndalet, do të luftojë kundër të keqes së madhe në Kosovë dhe Gjilan.

#BashkëpërGjilanin

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close