Ish kreu i LPK-së z. Bedri Islami, në njërën nga intervistat e tij të rralla në emisionin “Pa Rrotlla”, kishte folur edhe për themelimin e UÇK=së.
Ai kishte thënë se Thaçi në mbledhjen e Kërçovës kishte thënë se rruga paqësore me Serbinë duhet të marrë fund dhe duhet të filloi organizimi i luftës së armatosur. Sipas tij atë kohë ishte mbështetur edhe nga Ali Ahmeti.
Sipas ish kreut të LPK-së z. Bedri Islami, z. Thaçi i ndërtoi edhe strukturat e UÇK-së.
Thaçi në 1993 tha, populli është lodhë nga parrullat, duhet t’i kapim armët
Edhe ish kreu i LKÇK-së z. Avni Klinaku ka thënë se Hashim Thaçi ishte themeluesi kryesor i UÇK-së.