fbpx
Lajme

Kryetari i VV-së në Skenderaj: Ishalla Skënderaj nuk po ta marrin frymën “heronjtë” e tillë

Kryetari i Vetëvendosjes në Skenderaj z. Hysni Mehani ka goditur tërthorazi Kryetarin aktual të Skenderajt z. Bekim Jashari, nënkryetarin z. Nuredin Lushtaku dhe ish Kryetarin z. Sami Lushtaku. Ai për z. Nuredin Lushtaku ka thënë se “Një heroi tjetër qytetari ia dorëzon pronën e tij private për t’i ndihmuar shtetit, ndërkohë që heroi vetë për 20 vjet rresht e ka gropos pronën e shtetit”

Ja postimi i plotë:

Mes heronjve dhe tradhtarëve!

Edhe 22 vite pas luftës, qytetari i Skënderajt gjendet mes debatit heronjtë dhe tradhtarët!
Madje, të qenurit hero dhe tradhtar e përcakton një vijë shumë e hollë!
Se çka është tradhti sot vështirë të definohet.

Sot je hero nëse fshihesh pas veprave të lavdishme që janë bërë 22 vite më parë! S’ka rëndësi çka bën sot, thirru dhe fshihu në të kaluarën! Ja një hero tipik i ditëve të sotit! Një hero tipik i ditëve të sotit lanë borxhet e tija personale me para të shtetit, thotë: unë para nuk kam me të dhanë, por ta nxjerri një grant nga komuna a ministria!
Kështu i lanë borxhet heroi i ditëve të sotit!

Një hero tjetër u thotë qytetarëve; unë u kam shti në punë, tash iu kam zënë rob për gjithë jetën. Po ikët nga unë, ju jeni tradhtarë! Po ky hero kërkon mbështetjen në Skënderaj ndërkohë që vetë dhe fëmijët e tij jetojnë në lagjet më luksoze në Prishtinë! Një heroi tjetër qytetari ia dorëzon pronën e tij private për t’i ndihmuar shtetit, ndërkohë që heroi vetë për 20 vjet rresht e ka gropos pronën e shtetit!Një hero tjetër merr subvencion nga komuna dhe të nesërmen ia shet komshiut të tij!Një hero me të vërtetë hero e sheh të rrethuar nga një grup profiterash që bëjnë tifo kudo që ju del pazari!
Heronj të tillë sot ka pafund! Nuk i numëroj dot.

Ishalla Skënderaj nuk po ta marrin frymën “heronjtë” e tillë.

Unë i dua ata heronjtë e vjetër që veç i kanë dhanë vendit. Edhepse heronjtë nuk vjetrohen kurrë!
Heronjtë e ditëve të sotit më irritojnë!

Heronjtë e japin të tashmen dhe të ardhmen e tyre për të ardhmen e vendit.
Heronjtë e sotëm i vjedhin të shkuarës për të ardhmen dhe interesat e tyre meskine!
Me heronj të ditëve të sotit vështirë të ketë të ardhme!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close