Cila është pasuria e kryetarit të ri të Gjilanit, Alban Hysenit?
Duket se kryeministrit Albin Kurti, i pëlqen të ketë afër persona mjaft të pasur. I tillë është edhe kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit që e fitoi garën për kryetar të kësaj komune, Albsn Hyseni.
Hyseni i VV-së ka deklaruar tri shtëpi, katër toka dhe një vikendicë në seksionin e pasurisës ë paluajtshme.
Vlera e përgjithshme e tyre është mbi gjysmë milioni euro. Dhe madje, ai ka deklaruar vlerë të çuditshme.
Një tokë një-hektarëshe është vlerësuar nga Hyseni me vetëm 220 euro. Kjo nënkupton, se Alban Hyseni i VV-së e vlerëson këtë tokë me 2 euro arin. Ndërkohë që një tokë tjetër me 1 hektarë e gjysmë, i ka vënë vlerën e vetëm 3 mijë e 500 eurove.
Gjithsej, ai ka deklaruar se ka tokë mbi 15 hektarëshe.