fbpx
Lajme

A ranë në grackë mediat e Kosovës nga UDB/BIA për Nazim Bllacën e Naim Miftarin?!

Nazim Bllaca kishte dalur publikisht në sheshin e Prishtinës duke pretenduar se ishte agjent i SHIK-ut. Pak kohë pas tij doli në skenë edhe Naim Miftari me të njëjtat pretendime. Shumë mediume të cilat kishin sulmuar sistematikisht UÇK-në dhe figurat kryesore të saj duket se e kishin pritur gjatë këtë moment.

Pavarësisht se ish shefi i SHIK-ut z. Kadri Veseli e kishte mohuar kategorikisht se ata ishin pjesë e SHIK-ut, mediumet kishin vazhduar për vite me radhë t’i vendosin titujt bombastik se “agjenti i SHIK-ut” tha kështu e ashtu duke mos ju interesuar aspak prononcimi i ish shefit të SHIK-ut z. Kadri Veseli ku kishte shkruar publikisht se “është për të ardhur turp kur i dëgjon Nazim Bllacen dhe Naim Miftarin, këta bastardë vendor dhe shërbëtor të huaj. Nga niveli i tyre, stili i të shprehurit kuptojmë se pas tyre qëndron vet UDB-a! Me vjen keq po ashtu, për një shtresë të caktuar shoqërore që kanë rënë pre e këtyre bastardeve shpirtshitur!”, kishte shkruar Kadri Veseli. Ai e kishte mohuar kategorikisht se ata ishin pjesë e SHIK-ut.

Atëkohë, pothuajse shumë pak qytetarë i besuan. Titujtë bombastik dhe skenari i UDB-së kishte arritur të prekte thellësisht mendjen e qytetarëve. Synimi ishte kriminalizimi i UÇK-së.

Disa vite më vonë, dolën përgjimet e dokumentet ku dëshmohej saktësisht se Nazim Bllaca ishte agjent i UDB-së nga viti 1997. Poashtu, në kohën sa ka ekzistuar SHIKU, Naim Miftari ishte lajmëruar – raportuar në UNMIK pasiqë ishte zënë duke e keqpërdorur emrin e SHIK-ut si dhe ishte zënë duke zhvilluar kontrabandë me naftë. Ish kreu i SHIK-ut z. Kadri Veseli kishte dhënë detaje gjatë një procesi të EULEXIT për këtë situatë: “Ne jemi informuar nga një shërbim i huaj se ai ishte duke bërë kontrabandë me naftë dhe se kishte pasur problem pronësie në një kompani nafte. Për ti zgjidhur këto ishte thirrur në emër të njerëzve të caktuar duke manipuluar kështu me organizatën tonë dhe organizata tjera”, kishte deklaruar Veseli.

Gjatë procesit gjyqësor kundër Grupit Drenica, Dëshmitari C kishte treguar se deklaratat kundër Grupit Drenica nuk i kishte bërë ai, por ato i kishte bërë Naim Miftari dhe dëshmitari në fund vetëm i kishte nënshkruar deklaratat e tij. Këto të dhëna i kishte publikuar mediumi koha.

Gjatë dhënies së dëshmive të tij në Gjykatat e ndryshme, Nazim Bllaca kishte bërë disa gabime elementare që dëshmojnë se ai nuk kishte qenë asnjëherë pjesë e SHIK-ut.

Nazim Bllaca gjatë procesit gjyqësor nuk e kishte ditur ku ishin zyret e SHIK-ut. “Në një deklaratë të tij të dhënë në Serbi ai e bënë një huqje të madhe, këtë rast kur pyetet për ambientet e SHIK-ut, ndonëse prezantohej si pjestar i kësaj organizate, thotë gabimisht vendodhjen e zyrave të SHIK-ut. Teksa jo zyrtarisht thuhet se këto të fundit gjendeshin tek fakulteti i arteve, ku sot janë ambientet e agjensisë për mbrojtjen nga rrezatimi, Bllaca kishte deklaruar se ato gjendeshin mes Hotelit Grand dhe ish Buzhurit të dikurshëm, aktualisht Hotel Swiss Diamond”, kishte transmetuar përgjimet emisioni Udhëve i RTK-së.

Por kjo nuk ishte huqja e tij e vetme sa i përket SHIK-ut. Pavarësisht trajnimit nga eprorët serb për t’u paraqitur si pjesë e SHIK-ut, ai kur ishte pyetur në procese të ndryshme gjyqësore përpos ambienteve të SHIK-ut kishte gabuar edhe në një aspekt tjetër.

Bllaca, poashtu kishte gënjyer kur kishte thënë se SHIK-u kishte kartela identifikuese. Këtë gjë e kishte mohuar kategorikisht ish Shefi i SHIK-ut z. Kadri Veseli duke thënë se “Kurrë nuk kemi pasur ID”.

Poashtu, Nazim Bllaca nuk i kishte ditur as nofkat e pjestarëve të SHIK-ut.

Pra, titujtë bombastik të shumë mediumeve dhe gjuetia e shtrigave ndaj personazheve të UÇK-së dukej se ishte me plan të menduar mirë. Nazim Bllaca e Naim Miftari u bënë personazhe kryesore të disa mediumeve në luftën ndaj UÇK-së. Poashtu, u bënë personazhe edhe të disa subjekteve politike për t’i përdorur deklaratat e tyre si instrument kundër akterëve të tjerë politik. Koha dhe e vërteta i nxori nga loja agjentët e UDB-së e personazhet e disa mediumeve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close