Ish Zv. Ministri në Qeverinë Kurti z. Taulant Kryeziu ka dhënë opinionin e tij sa i përket zgjedhjeve në Komunën e Prizrenit. Ai në emisionin Debat Plus, ka theksuar se “E njoh pak a shumë dinamikën e brendshme të VV-së në Prizren, dhe në Prizren ka pas mospajtueshmëri brenda strukturave të Lëvizjes, pra Dega atje ka pas një mospajtueshmëri me rikandidimin e z. Haskuka, në anën duhet duhet me thanë se PDK e ka një kandidat të mirë si z. Totaj”.
Ai më tutje ka theksuar se Zafir Berisha e ka një votë të koncentruar në rajonin e Vrrinit, sepse është dëshmuar edhe në vitin 2017, por rol të madh do të ketë edhe LDK në përcaktuesin apo fituesin e zgjedhjeve. Por, shkaku i strukturave të VV-së dhe mospajtueshmërisë me z. Haskuka, ky i fundit mund të jetë në disavantazh.
Poashtu, edhe ish Kryetari i VV-së z. Visar Ymeri ka thënë se gjasat më të mëdha për të fituar në Prizren i ka kandidati i PDK-së z. Shaqir Totaj. Ai ka treguar se pikërisht NISMA dhe Zafir Berisha e kishte bërë diferencën dhe fituesin e VV-së në Prizren, dhe tani pikërisht ai dhe disa faktor të tjerë do t’ia humbin Haskukës pushtetin.