Lajme
Kryhet në Rahovec, fiton Smajl Latifi i AAK’së
Smajl Latifi, pas 4 vitesh kthehet në krye të Rahovecit. Kandidati i AAK’së ka fituar me një diferencë të ngushtë ndaj kryetarit aktual Idriz Vehapi.
Latifi ka marrë gjithsej 10 mijë e 483 vota (50,67%), derisa kandidati i PDK’së ka 286 vota më pak.
Totali i votave për Idriz Vehapin e PDK’së, sipas KQZ’së, e cila ka numëruar të gjitha vendvotimet në këtë komunë, është 13.197 (49,31%). /GazetaExpress/.